Isa Mustafa: Kosova sot krenohet dhe solidarizohet me personalitetet kyçe të UÇK-së

12 shtator 2026 | 12:27

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka shprehur solidaritetin e tij me personalitetet kyçe të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), të cilët po përballen me proces gjyqësor në Hagë.

Përmes një postimi në ‘Facebook’, Mustafa ka thënë se Kosova sot krenohet me këta persona dhe kërkon që ndaj tyre të ketë drejtësi dhe paanshmëri.

“Kosova sot krenohet dhe solidarizohet me personalitetet kyçe të UÇK-së që po gjykohen në Hagë; kërkon drejtësi dhe paanshmëri për ta”, ka shkruar Mustafa.

Ai ka shprehur gjithashtu pritjen që ish-pjesëtarët e UÇK-së, të cilët, sipas tij, luftuan për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, të kthehen në atdhe.

“Pret që bijtë e saj, të cilët luftuan për liri dhe pavarësi, të kthehen në atdheun e tyre. Aty ku e kanë vendin”, ka përfunduar ai.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi,…