Në “Marshin për Liri” marrin pjesë edhe deputetë të VV-së
12 shtator 2026
| 14:11
Në “Marshin për Liri”, që po mbahet sot në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, janë duke marrë pjesë edhe deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje, raporton Ekonomia Online.
Në mesin e pjesëmarrësve janë deputetët e VV-së, Valon Hoti dhe Adnan Rrustemi, Salih Zyba, si dhe ish-deputeti Driton Hyseni, raporton EO.
Në marsh po merr pjesë edhe Shqipe Selimi, deputete e Lëvizjes Vetëvendosje dhe bashkëshortja e ish-kreut të UÇK-së, Rexhep Selimi.
“Marshi për Liri” është organizuar nga platforma “Liria Ka Emër” në mbështetje të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, para shpalljes së aktgjykimit të Gjykatës Speciale, të paralajmëruar për 16 shtator.



