Çitaku: Kurti po synon të suspendojë çdo rregull e çdo normë – po sillet si një monark
Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka adresuar kritika në drejtim të Albin Kurtit duke thënën se po synon me suspendu çdo rregull, çdo normë, jo vetëm kushtetuese e politike, por edhe morale e njerëzore.
Ajo tutje thotë se Republika nuk funksionon sipas vullnetit të një njeriu dhe se Kuvendi nuk është pronë private.
Çitaku thotë se PDK do të përdorë çdo mjet politik dhe juridik për me e rikthy demokracinë, ligjshmërinë dhe rendin kushtetues në vend.
Postimi i saj:
Albin Kurti po synon me suspendu çdo rregull. Çdo normë. Jo vetëm kushtetuese e politike, por edhe morale e njerëzore.
Vetë, si një monark i një kohe të kaluar, jashtë çdo rregulli, e shpall Kuvendin të konstituuar, e zgjedh Qeverinë, merr vendime. Ngre dorën e gishtat si një fëmijë i llastuar, pa asnjë fije përgjegjësie politike e kombëtare për situatën në të cilën e ka sjellë vendin.
Por kjo mendësi nuk ka me kalu.
Republika nuk funksionon sipas vullnetit të një njeriu. Kuvendi nuk është pronë private. Kushtetuta nuk është meny prej së cilës zgjedh çka të pëlqen e çka jo.
PDK as nuk joshet, as nuk shantazhohet, e as nuk nënshtrohet.
Kemi me përdorë çdo mjet politik dhe juridik për me e rikthy demokracinë, ligjshmërinë dhe rendin kushtetues në vend.
Sepse askush nuk është mbi Kushtetutën.
Askush nuk është mbi Kuvendin.
Askush nuk është mbi Republikën.
E për përrallat pseudopatriotike me Listën Serbe, as që ia vlen me folë.
Folën ata vetë.
Me votë.
Në Kuvend.



