Shaqiri në formacionin e javës në Zvicër

14 shtator 2026 | 12:49

Xherdan Shaqiri është futbollisti i vetëm shqiptar që ka zënë vend në formacionin me të mirë për javën e fundit në Superligën e Zvicrës.

Kapiteni i Baselit është përfshirë në 11-shen më të mirë të xhiros se tetë të kampionatit nga faqja e specializuar SofaScore.

Shaqiri është vlerësuar me notën 9.9 për paraqitjen e tij të fundit, ndërsa kjo është nota më e lartë nga të gjithë futbollistët të përfshirë në formacion.

Baseli në xhiron e tetë triumfoi në udhëtim te Luzerni, ekip që e mposhti me shifrat 4:2 kurse Shaqiri ishte më i merituari për këtë fitore.

Ai shënoi dy gola dhe bëri një asistim, duke u shpallur edhe lojtari më i mirë i ndeshjes kurse Baseli ka tubuar 13 pikë dhe zë vendin e katërt në tabelë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Fushë-Kosovës, Valon Prebreza, ka njoftuar se…