Aleanca përkujton Flora Brovinën: La trashëgimi të madhe në mjekësi, letërsi dhe jetën publike
15 shtator 2026
| 12:25
Aleanca ka reaguar pas ndarjes nga jeta të veprimtares së njohur, Flora Brovinës.
Përmes një telegrami ngushëllimi, Aleanca i ka përcjellë ngushëllime familjes Brovina, duke vlerësuar kontributin e saj ndër vite.
Në telegram thuhet se Brovina ka lënë pas një trashëgimi të madhe në mjekësi, letërsi dhe në jetën publike të Kosovës.
“Guximi dhe angazhimi i saj në shërbim të shoqërisë do të mbeten shembull i çmuar për të gjithë ne. Kujtimi i saj qoftë i përjetshëm!”, thuhet në telegramin e Aleancës.



