Flamuri i UÇK-së vendoset në Pejë, Muhaxheri: Qyteti është gati t’i mbështesë çlirimtarët
15 shtator 2026
| 15:32
Në qendër të Pejës është vendosur flamuri i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), në prag të shpalljes së aktgjykimit në Hagë ndaj krerëve të UÇK-së.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka bërë të ditur se flamuri i UÇK-së tashmë valon në qendër të qytetit.
“Peja është gati për të mbështetur krerët tanë të lirisë! Në prag të shpalljes së aktgjykimit në Hagë, flamuri i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës tashmë valon me krenari në qendër të qytetit tonë”, ka shkruar Muhaxheri.



