Rama për ndarjen nga jeta të Flora Brovinës: Kosova humbi një zë të fuqishëm

15 shtator 2026 | 11:39

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka shprehur ngushëllimet e tij pas ndarjes nga jeta të mjekes, poetes dhe aktivistes Flora Brovina.

Rama, përmes një postimi, ka vlerësuar kontributin e Brovinës, duke thënë se Kosova ka humbur një grua që jetën e saj ia kushtoi njerëzve, lirisë dhe vendit të saj.

“Me pikëllim mora lajmin për ndarjen nga jeta të Flora Brovinës. Kosova humbi një grua që jetën e saj ia kushtoi njerëzve, lirisë dhe vendit të saj”, ka shkruar Rama.

Ai ka theksuar se Brovina, si mjeke, poete, aktiviste dhe zë i fuqishëm i Kosovës, do të mbetet pjesë e historisë dhe kujtesës kolektive të vendit.

Rama u ka shprehur ngushëllimet familjes Brovina, miqve, bashkëpunëtorëve dhe të gjithë atyre që e kanë njohur.

“U prehtë në paqe!”, ka përfunduar Rama.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka…