Avokatja e Jakup Krasniqit: Do ta apelojmë aktgjykimin, synimi mbetet lirimi i tij

16 shtator 2026 | 13:18

Avokatja e Jakup Krasniqit ka bërë të ditur se mbrojtja do ta apelojë aktgjykimin e Gjykatës Speciale në Hagë, duke e cilësuar vendimin si zhgënjyes.

Ajo ka theksuar se synimi i mbrojtjes mbetet lirimi i Krasniqit dhe se beteja ligjore ende nuk ka përfunduar.

“Do të apelojmë për Jakup Krasniqin. Rezultati do të ishte lirimi i Jakup Krasniqit. Jemi ende në proces dhe do të dëgjoni lajme nga ne. Siç thashë, aktgjykimi është zhgënjyes dhe do ta apelojmë atë”, ka deklaruar avokatja.

Ajo ka treguar se ende nuk ka pasur mundësi të bisedojë me Krasniqin pas shpalljes së aktgjykimit, por ka bërë të ditur se do të flasë me të gjatë ditës së nesërme.

Gjykata Speciale e ka shpallur Krasniqin fajtor për katër akuza për krime lufte dhe e ka dënuar me 25 vjet burgim. Ai është shpallur fajtor për arrestim dhe ndalim të paligjshëm ose arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme.

Ndërkaq, gjashtë akuzat për krime kundër njerëzimit ndaj tij nuk janë vërtetuar nga Trupi Gjykues.

Në përcaktimin e dënimit, gjykata ka marrë parasysh si rrethana rënduese pozitën dhe rolin udhëheqës të Krasniqit, ndërsa si rrethana lehtësuese moshën, rrethanat familjare dhe sjelljen e tij gjatë procesit gjyqësor.

Aktgjykimi është i shkallës së parë, ndërsa mbrojtja ka paralajmëruar se do të ndjekë procedurat e apelit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka…