Hoxhaj nga Haga: Dita më e zezë që ka pasur ndonjëherë populli shqiptar

16 shtator 2026 | 12:00

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka reaguar nga Haga pas vendimit të sotëm, duke thënë se pjesëtarët e UÇK-së do të mbeten, sipas tij, të pafajshëm në historinë e popullit shqiptar dhe në zemrat e qytetarëve të Kosovës.

Hoxhaj e ka cilësuar ditën e sotme si një nga ditët më të zeza për popullin shqiptar.

“Do të mbesin të pafajshëm përgjithmonë në histori të popullit shqiptar, në zemrat e qytetarëve të Kosovës. Kjo çfarë ndodhi sot është një ditë më e zezë që ka pasur ndonjëherë populli shqiptar prej pavarësisë deri në ditët e sotme”, është shprehur Hoxhaj.

Ai është shprehur i bindur se, përmes verifikimeve dhe një procesi të ri, vendimi mund të ndryshojë.

“Jemi të bindur që çdo verifikim dhe një proces i ri do ta sjellë këtë vendim në pikën zero, se UÇK-ja ka bërë një luftë të pastër, të drejtë. Lufta jonë ka qenë për të qenë të lirë dhe të pavarur dhe askush nuk mund ta gjykojë historinë tonë”, ka theksuar Hoxhaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gresa Krasniqi, vajza e ish-zëdhënësit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,…