Limaj pas vendimit të Speciales: Jo në emër të popullit të Kosovës, mos të lejojmë zhgënjimin tonë ta keqpërdorë askush

16 shtator 2026 | 13:39

Lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar lidhur me vendimin e Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Limaj është shprehur se vendimi është i papritur, i pamerituar dhe i padrejtë.

“Sot morëm lajme të këqija nga Haga, të papritura, të pamerituara, të padrejta. Sot u shpall aktgjykimi dënues i shkallës së parë për themeluesit e UÇK-së dhe të shtetit të Kosovës. Ky aktgjykim është i padrejtë, i papranueshëm. Jo në emër të popullit të Kosovës, jo në emrin tim.

E di, sot të gjithë jemi të mërzitur, të zhgënjyer dhe të dëshpëruar. Mos të lejojmë që zhgënjimin tonë, dëshpërimin tonë, mërzinë tonë ta keqpërdorë askush kundër vendit tonë. Por le ta kthejmë në një forcë të përbashkët, për të vazhduar betejat e ardhshme deri në fitoren e plotë të bashkëluftëtarëve tanë dhe të Kosovës”, ka deklaruar ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Njësia Speciale e Policisë së Kosovës është vendosur pranë selisë…