Tension në protestën para Qeverisë, protestuesit tentojnë të kalojnë kordonin policor

16 shtator 2026 | 20:14

Situata para Qeverisë së Kosovës është tensionuar, pasi disa protestues kanë tentuar të thyejnë kordonin policor.

Protestuesit janë afruar drejt pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, duke tentuar ta kalojnë kordonin e policisë të vendosur para objektit të Qeverisë.

Pavarësisht tensioneve të krijuara, protesta po vazhdon para Qeverisë.

Protestuesit po qëndrojnë në shesh dhe në vazhdimësi po dëgjohen thirrjet “UÇK, UÇK”. Në mesin e qytetarëve protestues vazhdojnë të jenë edhe ish-komandanti i UÇK-së, Nasim Haradinaj, si dhe deputetja Ganimete Musliu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ben Blushi Për fat të keq isha i bindur se…