(VIDEO) Pamje të papublikuara nga bastisja e shtëpisë së Jakup Krasniqit, në terren hetuesja Zdenka Pumper

16 shtator 2026 | 21:23

Pamje të papublikuara më parë nga dita e bastisjes së shtëpisë së Jakup Krasniqit janë trasnmetuar në emisionin “Debat Plus”.

Në video shihet hetuesja Zdenka Pumper gjatë operacionit të bastisjes nga Zyra e Prokurorit të Specializuar.

Pumper ishte fillimisht hetuese e EULEX-it dhe kishte komunikim të vazhdueshëm me Nazim Bllacën.

Pas përfundimit të punës në EULEX, Pumper kaloi në Zyrën e Prokurorit të Specializuar, ku shërbeu si koordinatore e hetimeve.

Këto pamje nuk janë parë më parë dhe lidhen me ditën kur Zyra e Prokurorit të Specializuar bastisi shtëpinë e Jakup Krasniqit. Në këto pamje shihet Pumper duke marrë pjesë në operacionin në terren dhe duke folur me vajzën e Krasniqit.

Por, çfarë raportesh kishte ajo me Nazim Bllacën, dëshmitarin që është vërtetuar se ishte paguar nga Serbia. Ndiqeni në videon më poshtë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qindra banorë të Reçakut dhe qytetarë të Shtimes u mblodhën…