Rrahmani kritikon Qeverinë Kurti: Asnjë angazhim për krerët e UÇK-së
16 shtator 2026
| 22:32
Deputeti i PDK-së Eman Rrahmani, ka qenë i ashpër me Qeverinë e Kosovë të drejtuar nga Albin Kurti.
Sonte në Klan Kosova, Rrahmani tha se s’mund të pritet asnjë veprim nga kjo qeveri sepse siç deklaroi ai, s’ka bërë asgjë për krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Ne e kemi një ministre të Jashtme e cila ishte dashur të fokusohet pikërisht gjatë mandatit të saj, mos të ketë padrejtësi të tilla çfarë janë bërë. Asnjë angazhim, asnjë deklarim të asaj Ministrie të Punëve të Jashtme dhe Ministrisë së Drejtësisë nuk kemi pasë”, tha Rrahmani.
Ai theksoi se në këtë situatë kemi ardhur si pasojë edhe të mosinteresimit të institucioneve të Kosovës.



