Peticioni i rremë në emër të “Liria ka emër”, dyshohet se po përdoret për mbledhjen e të dhënave

16 shtator 2026 | 22:30

Peticioni që është shpërndarë sot në emër të platformës qytetare “Liria ka emër”, pas vendimit të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së, rezulton të mos jetë i organizuar nga kjo platformë.

Burime të Periskopit pranë platformës “Liria ka emër” kanë konfirmuar se peticioni që po qarkullon online nuk është i tyre dhe është i rremë.

Sipas të njëjtave burime, peticioni po përdoret në mënyrë të dyshimtë dhe mund të ketë për qëllim mbledhjen dhe keqpërdorimin e të dhënave personale të qytetarëve.

Ky zhvillim vjen në një kohë kur një peticion i atribuar “Liria ka emër” është raportuar publikisht si i nisur pas vendimit të Gjykatës Speciale. Në përmbajtjen e tij pretendohet se kërkohen, ndër të tjera, shqyrtimi i provave, respektimi i standardeve të gjykimit të drejtë dhe mundësia për ankim.

Peticioni që është shpërndarë sot në emër të platformës qytetare “Liria ka emër”, pas vendimit të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së, rezulton të mos jetë i organizuar nga kjo platformë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), afaristi, Ramush Ahmetaj,…