Vendimi i Hagës: Afaristi dhe ish-luftëtari i UÇK-së, Ramush Ahmetaj, i bashkohet protestës në sheshin “Skënderbeu”

16 shtator 2026 | 22:24

Ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), afaristi, Ramush Ahmetaj, së bashku me Daut Haradinajn, i është bashkuar protestës së qytetarëve në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Qindra qytetarë janë mbledhur në shesh për të shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë për dënimin e ish-krerëve të UÇK-së.

Protestuesit kanë shprehur mbështetjen e tyre për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin, ndërsa në shesh janë dëgjuar thirrje në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rita Ora, ka reaguar publikisht në rrjetet e saj sociale…