Haradinaj: Marre që s’janë mbledhë hala deputetët me ia marrë mandatin Speciales
Daut Haradinaj nga Aleanca ka thënë që sa më shumë vonohet Parlamenti për t’u mbledhur dhe për t’ia marrë mandatin Gjykatës Speciale, aq më shumë e dëshmojnë që nuk e përfaqësojnë popullin.
Ai tha se e kanë për obligim qytetar që të mblidhen dhe ta bëjnë një gjë të tillë.
“Është obligim qytetar i deputetëve të Parlamentit të Kosovës, i kryeministrit, i kryetarit”, tha Haradinaj.
E di që e kanë një justifikim se janë gjykatë kushtetuese jo s’ka bazë ligjore, por parlamenti i Kosovës e ka votu këtë institucion monstrum, Parlamenti i Kosovës duhet me ia marrë mandatin”.
“Unë mendoj që sonte në këto momente kur jemi këtu ish dashtë me kanë parlamenti t’u e thanë fjalën e vet edhe sa ma shumë që vonohen e dëshmojnë që nuk e përfaqësojnë popullin”.
“Marre për ata që s’janë mbledhë hala. Qe qeky o populli. Gjithë ditën e ka dëshmu”, tha ai duke iu referuar protestuesve.



