Endrit Thaçi: Historinë nuk mund ta ndryshojë asnjë vendim

16 shtator 2026 | 22:08

Djali i Hashim Thaçit, Endrit Thaçi, ka dalë me një reagim pas dënimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përshirë të atin që u dënua me 25 vjet burg.

Ai falënderoi të gjithë mbështetësit e ish-krerëve dhe tha se do t’u bashkohet sapo të kthehet në Kosovë.

“Falënderoj të gjithë vëllezërit dhe motrat shqiptare që udhëtuan dhe që pritën me orë të tëra për vendimin. Në veçanti ata që nuk e ndalën zërin edhe pas vendimit”, shkruan Thaçi.

“Mirënjohja ime shkon për secilin prej jush që na u bëtë krah ndër vite, në këtë rrugëti mtë padrejtë të babi dhe shokëve të tij”.

“Sapo të kthehem, do t’i bashkëngjitem edhe unë zërit tuaj sekse kjo betejë nuk ka mbaruar. Ashtu si Babi sot, që me kokën lart u përball me këtë ditë, edhe ne do të vazhdojmë përpara me kokën lart, me dinjitet e maturi”.

Thaçi përfundoi shkrimin e tij me deklaratën që historinë e UÇK-së nuk mund ta ndryshojë asnjë vendim.

“Ne e dimë historinë tonë. Ushtarët tanë e kanë gdhendur në lëkurë ndërsa dëshmorët tanë e kanë vulosur me gjakun e tyre. Këtë histori nuk mund ta ndryshojë asnjë vendim”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka…