Qeveria e Kosovës të mblidhet dhe të ndajë mbi 100 milionë euro për procesin e Apelit

17 shtator 2026 | 08:23

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, vlerëson se Qeveria e Kosovës duhet të përgatitet maksimalisht me gjitha kapacitetet e saj në procesin e Apelit në Hagë.

“Për mbrojtjen e katër krerëve të UÇK-së në procesin e Apelit në Hagë, Kosova duhet të veprojë si shtet dhe të përgatitet maksimalisht me gjitha kapacitetet e saj. Pa vonesë, nesër, Qeveria e Kosovës duhet të mblidhet dhe të ndajë mbi 100 milionë euro për procesin e Apelit dhe për një mbrojtje profesionale, të fuqishme dhe të bazuar në fakte, prova, dokumente dhe argumente juridike, sepse lufta jonë ka qenë çlirimtare dhe e pastër si loti”, ka shkruar Bekim Haxhiu në rrjetin social “Facebook”.

Ai vlerëson se taksat e qytetarëve të Kosovës duhet të shkojnë për mbrojtjen e çlirimtarëve, për mbrojtjen e luftës së lavdishme të UÇK-së dhe për mbrojtjen e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.

“Buxheti i Kosovës është nga taksat tona dhe taksat tona duhet të shkojnë për mbrojtjen e çlirimtarëve, për mbrojtjen e luftës së lavdishme të UÇK-së dhe për mbrojtjen e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës. Duhet një angazhim maksimal i ekspertëve juridikë vendor e ndërkombëtar, një analizë e plotë e aktgjykimit, shqyrtimi i çdo shkeljeje të mundshme procedurale e materiale, si dhe paraqitje e fuqishme e provave pranë shkallës së Apelit. Çlirimtarët i duam të lirë, prandaj duhet të veprojmë si shtet. Drejtësi dhe liri për çlirimtarët!”, shkroi, ndër të tjera, Bekim Haxhiu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Profesori amerikan i së drejtës ndërkombëtare, Paul Williams, e ka…