Gjilani-Prishtina hap xhiron e shtatë në Superligë
18 shtator 2026
| 11:08
Sot do të fillojë xhiroja e shtatë në Superligën e Kosovës në futboll.
Një super përballje do të zhvillohet sonte në Gjilan nga ora 19:00.
Gjilani do të jetë nikoqir i Prishtinës liderë.
Aktualisht, kryeqytetasit prijnë në renditjen tabelare me 15 pikë gjithsej.
Në anën tjetër, Gjilani gjendet në pozitën e katërt me 11 pikë të grumbulluara.



