Hasani: Spiunëve nuk u ofrohet mbrojtje juridike

18 shtator 2026 | 22:02

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, në emisionin “Tempus” të T7 deklaroi se e drejta ndërkombëtare nuk u ofron spiunëve mbrojtje juridike.

“Në të gjitha ato mbledhjet që besoj që kanë mujt me pas këta, për shtyrjen përpara të procesit të çlirimit, aty mund të kenë fol, ta zëmë, në abstrakt për vrasjen e spiunëve”, tha Hasani.

Në vijim, Hasani tha se nga asnjë shembull në të drejtën ndërkombëtare nuk ofrohet mbrojtje juridike për spiunët.

“Çdo ushtri, merre, kqyre, lëvizjet në Algjeri e këto, e drejta ndërkombëtare nuk u ofron mbrojtje juridike spiunëve”, deklaroi Hasani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Jason Steinbaum, ekspert amerikan, ka kërkuar nga Kuvendi i Kosovës…