“Jo në emrin tim”- Protestuesit ndezin flakadan nën thirrjet ‘UÇK’
18 shtator 2026
| 21:45
Tashmë ka filluar protesta në Prishtinë, e cila po zhvillohet kundër vendimit të Gjykatës Speciale, e cila dënoi ish-krerët e UÇK-së.
Në sheshin kryesor të kryeqyteti janë parë numër i madh pjesëmarrësish.
Të pranishëm janë parë edhe Endri Thaçi e Klestor Veseli, djemtë e ish-presidentit Hashim Thaçi, dhe Kadri Veselit.
E njëjta po zhvillohet nën moton ‘’Jo në emrin tim’’, kundër aktgjykimit dënues të speciales ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit, e Rexhep Selimit.
Të pranishmit janë dëgjuar teksa thirrin ‘’UÇK’’.



