Konjufca pret në takim ambasadorin e ri të Belgjikës

18 shtator 2026 | 16:42

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, priti sot në takim njoftues ambasadorin e ri të Mbretërisë së Belgjikës në Republikën e Kosovës, Arnaud Dusaucy.

Zëvendëskryeministri Konjufca e uroi ambasadorin Dusaucy për fillimin e mandatit dhe i dëshiroi suksese në detyrën e tij.

Gjatë takimit u vlerësuan marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet Kosovës dhe Belgjikës dhe mbështetja e vazhdueshme e Belgjikës për Kosovën.

Palët diskutuan për thellimin e mëtejmë të marrëdhënieve bilaterale, me theks në bashkëpunimin politik dhe ekonomik, si dhe për avancimin e Kosovës në proceset e integrimit evropian dhe euroatlantik.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka folur për protestat e…