Musliu, thirrje të rinjve: Mos vendosni maska, nuk kemi nevojë të fshihemi për të mbrojtur vlerat

18 shtator 2026 | 16:41

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka folur për protestat e qytetarëve që po kundërshtojnë vendimin dënues të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ajo ka theksuar se gjatë protestës, ku disa qytetarë kishin vendosur maska, ajo dhe disa figura të njohura politike kanë bërë thirrje që ato të largohen.

“Kemi kërkuar në vazhdimësi që të hiqen maskat. Nuk kemi nevojë që të fshihemi pas askujt, as pas maskave për të mbrojtur vlerat e kombit. Këtë thirrje ua kam drejtuar edhe të rinjve e të rejave që kanë qenë atë ditë, ku unë mendoj se ata i kanë vendosur më shumë për shkak të trendit, sesa për të mbuluar diçka. Por duke pasur parasysh se ka pasur tentativa, edhe të jepen drejtime e kahje të këqija, edhe sot shfrytëzoj rastin përmes kësaj studioje, të gjithë të rinjve e të rejave që marrin pjesë në këto protesta, e që kanë të drejtë të plotë, nuk kanë nevojë të vendosin maska”, është shprehur Musliu në emisionin “Kosova Today”.

Ajo ka bërë thirrje që situata të mos dalë jashtë kontrollit, duke theksuar nevojën që kërkesat e protestuesve të adresohen nga institucionet.

“Neve si shtet nuk na duhet të na dalë situata nga kontrolli. Ne duhet të kontribuojmë që kërkesat e protestuesve t’i adresojmë, t’i draftojmë dhe t’u japim përgjigje”, ka deklaruar Musliu.

Musliu ka thënë gjithashtu se tashmë dihet që protestat kanë filluar, ndërsa sipas saj, nuk dihet se kur do të përfundojnë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qytetarët do të protestojnë edhe sonte në sheshin “Skënderbeu” në…