Sheshi ‘Skënderbeu’ mbushet me qindra qytetarë, nis protesta kundër dënimeve në Hagë
18 shtator 2026
| 12:19
Ka nisur protesta e organizuar nga veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës me moton “Në mbrojtje të UÇK-së”.
Ajo po zhvillohet në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, ku janë mbledhur qindra qytetarë.
Protesta vjen dy ditë pas shpalljes së aktgjykimit në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.
Ata u dënuan me gjithsej 81 vjet burgim nga Dhomat e Specializuara të Kosovës.



