Bedri Islami: Vendimi ndaj liderëve të UÇK-së, i papranueshëm dhe disproporcional! Shqipëria të futet në lojë

20 shtator 2026 | 00:54

Ish-kryetari i Lëvizjes Popullore të Kosovës (LPK), Bedri Islami, e ka cilësuar vendimin e Gjykatës Speciale ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit të rëndë, disproporcional dhe të papranueshëm.

Sipas tij, aktgjykimi krijon një precedent shqetësues dhe ngre pikëpyetje mbi mënyrën se si është trajtuar përgjegjësia e katër udhëheqësve të UÇK-së.

Islami, i cili i njeh nga afër katërshen e UÇK-së dhe ka bashkëpunuar me ta gjatë luftës, ka kundërshtuar pretendimin se ata kishin kontroll absolut mbi çdo veprim të strukturave të UÇK-së.

Ai në një intervistë për “Euronews Albania”, ka  argumentuar se një kontroll i tillë nuk mund të ekzistonte në një formacion gueril të krijuar dhe të zhvilluar në rrethana lufte.

Më tutje, Islami ka thënë se e sheh Apelin si fazën kryesore të betejës për rrëzimin e vendimit, duke përmendur raste të mëparshme nga drejtësia ndërkombëtare ku dënimet e shkallës së parë janë ndryshuar ose janë përfunduar me pafajësi.

Islami ka kërkuar gjithashtu një angazhim më të madh institucional e diplomatik nga Kosova dhe Shqipëria për të analizuar aktgjykimin dhe për të mbështetur ekipet mbrojtëse të liderëve të UÇÇ-së.

Intervista e plotë:

Do rikthehemi edhe njëherë tek vendimi i djeshëm i Gjykatës Speciale dhe kam kënaqësinë të kem zotin Bedri Islami, ish-kryetar i Lëvizjes të Kosovës (LPK). Zoti Islami përshëndetje. Faleminderit që bashkuat.
Bedri Islami: Faleminderit për ftesën!

I nderuar, si e patë vendimin dje? Cili është komenti i parë kur dëgjuat shqiptimin e atij vendimi?
Bedri Islami: Gjatë parashtrimit të vendimit, pra të asaj pjese të vendimit që bëri gjykatësi Smith, u parashikua, u mendua që do të ketë dënim sepse gjithë hartimi i dënimit, pra asaj pjese që u bë publike, sepse dënimi të vërtetë ka disa qindra mijëra faqe, paralajmëroj që do të ketë një qëndrim megjithëse nuk mendoj se do të ishte kaq i ashpër dhe kaq ekstrem.

Është një vendim shokues. Është një vendim i cili e ka tronditur gjithë klasën politike në Kosovë, sidomos ata cilët në shumë vite jetë janë përkushtuar çështjes së lirisë dhe të pavarësisë së Kosovës, shtet të ndërtimit dhe shtetformimit të Kosovës. Episod ose të thuash pjesë e stilës shumë e rëndësishme kanë qenë të katër shokët dhe miqtë tanë të cilët dje morën vendimin e parë të gjykatës fakti si quhet dhe tani presin apelin. Pra ishte një vendim disproporcional i tmerrshëm i jashtëzakonshëm.  Mendoj se vetëm fakti që në dy anët e barrikadave, pra në dy anët e asaj që gjykatësi Smith e quajti konflikt i armatosur dhe pastaj e quajti luftë, ishin dy njerëz të cilët merreshin me propagandën. Nga njëra anë zoti Jakup Krasniqi, një militant i hershëm i çështjes kombëtare, i dënuar edhe më herët me 10 vjet burgim në demonstratat e vitit 1981, i cili kryente rolin e shefit të propagandës në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe në anën tjetër ishte ministri i propagandës i qeverisë së Millosheviqit, të cilët aktualisht njëri vazhdon të jetë president dhe synon të zgjidhet kryeministri i Serbisë, ndërsa tjetri i cili ishte në mbrojtje të vendit të tij ishte në mbrojtje të vizionit edhe të idesë së tij të lirisë, të popullsisë civile, dënohet me 25 vjet burgim. Pra është një humnerë që krijoi dhe një precedent i rrezikshëm, i cili ky precedent në qoftë se do të mbetet në fuqi edhe në Gjykatën e Apelit ose më tej do të jetë si të thuash një teh shpate i ngritur mbi gjithë ato vende mbi gjithë ato të cilët kërkojnë lirinë e vendit të tyre, kërkojnë pavarësinë e vendit të tyre, kërkojnë të drejtat njerëzore dhe kërkojnë që populli i tyre të jetë i lirë dhe i bashkuar. Pra është një vendim i cili kalon të gjitha caqet e mendjes njerëzore, kalon të gjitha caqet e arsyes njerëzore dhe si i tillë është e natyrshme që është i papranueshëm, jo vetëm për popullin e Kosovës, por për gjithë miqtë dhe të dashamirët të cilët në vite dhe etapa të ndryshme ndihmuan qoftë në lirinë e Kosovës, qoftë në shtetformimin e saj dhe në pavarësi.

E kuptoj zoti Islami duke u ndalur pak tek kujtimi tuaja me të katërt nga ta ndoshta me Jakup Krasniqi,,  më shumë dhe me Thaçin më shumë besoj apo jo së kujtimet pra me të katër, por ndoshta me këta të dy më shumë për shkak të pozitës. Kur dëgjuat atë artikulim të vendimit për këto torturat që presupozohen që janë bërë, çfarë menduat?
Bedri Islami: Shikoni unë i njoh që të katërt nga afër. Kam bashkëpunuar me të katërt në shumë vite. Natyrisht me ata kam punuar më shumë sepse vetë pozitat ose funksionet që kemi patur atëherë kanë qenë të domosdoshme të kishim një lidhje të vazhdueshme dhe koordinim të vazhdueshëm qoftë unë si kryetar i Lëvizjes Popullore të Kosovës dhe Thaçi si drejtor politik i UÇK-së dhe njëkohësisht pjesë udhëheqëse e Lëvizjes Popullore të Kosovës. Por, unë i njoh nga afër këto njerëz. E di që kanë qenë të gatshëm të sakrifikonin gjithçka. E di që në të gjitha rastet kur ato kanë patur informacion për ndalime të paligjshme ose për akte të tjera që kanë patur të bëjnë me trajtime jonjerëzore të të ndaluarve, ndërhyrja e tyre ka qenë e furishme. Por gjykatësi Smith dhe trupa që e përbënte atë katërsh që e përbënte trupën gjykuese, asnjëherë në asnjë paragraf të bënim të qartë, pra përtej dyshimit të arsyeshëm që komanda hierarkie vertikale e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte kaq e përsosur, në mënyrë absolute e përsosur saqë çdo gjë që ndodhte edhe në njësitë e fshatrave si quheshin në atë kohë pikat e fshatrave të ishin të kontrolluara. Është një absurditet i jashtëzakonshëm, i cili nuk ndodh jo vetëm me një ushtri guerile e cila pati një rritje, një hov të shpejtë të rritjes pas 5 marsit të vitit 1998 me rënien e fisit të Jasharëve dhe luftën heroike që u bë aty, por as në ushtritë më të përparuara të botës nuk ndodh kjo një kontroll absolut në fundit këto të katërt që u dënuan, Pra, në gjykatën në shkallën e parë të gjykimit, nuk ishin as ushtarakë të lindur, as ushtarakë të përgatitur. Në shumicën e tyre tre prej tyre ishin studentë Hashimi, Kadriu dhe Rexha. Njëri ishte mësues, drejtor shkolle, kryetar i Lidhjes Demokratike të Drenicës, zoti Krasniqi. Pra nuk ishin njerëz të profesionit dhe nuk ishin mësuar me këto komanda. Hartimi i aktakuzës ishte si të kërkonte themi në një fjalë në Shkodër: ‘Haje në përpeq”, pra  e keqja aty ku nuk ishte të kërkonte dëmtimin, aty ku dëmtimi nuk ishte ndodhur dhe e krijoi përshtypjen përmes aktleximit sikur çdo arrestim, çdo keqtrajtim, çdo dënim, çdo dhunë ishte bërë jo vetëm me miratimin e tyre, por personalisht prej tyre. Pra ka një disakordancë të jashtëzakonshme, të dhimbshme, i cili do të ketë pasoja jo vetëm në jetën politike të Kosovës, jo vetëm në marrëdhëniet e ardhshme mes Kosovës dhe shtetit serb, jo vetëm në marrëdhëniet e ardhshme mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian, por do të ketë edhe në vende të tjera që aspirojnë për çështje të lirisë dhe të pavarësisë së tyre. Është një vendim thellësisht i gabuar. Është një vendim tragjik për vetë sistemin e jurisprudencës ndërkombëtare, por për më tepër është edhe një dënim që i bëhet popullit të Kosovës, i cili lirinë..

I nderuar, kam ndjesë meqë përmende popullin e Kosovës. Si duk ai artikulimi në emër të popullit të Kosovës?
Bedri Islami: Është tragjikomike. Domethënë në emër të popullit të Kosovës, populli i Kosovës kishte dalë në shesh, e kishte shpallur haptas që ju shpallin të pafajshëm. Unë e di që edhe në Kosovë mund të ketë njerëz që janë gëzuar nga kjo punë se jo të gjithë e kanë dashur luftën. Jo të gjithë e kanë pasur e kanë dashur idenë e lirisë. Tani mund të flasim sa të doni për atë idenë që popull heroik e popull patriotik ose çdo popull heroik ka patur dhe bashkëpunëtorë të shtetit serb, ka patur njerëz që e kanë dëmtuar luftën çlirimtare, nganjëherë se kanë dëmtuar aq shumë saqë e kanë qenë shumë tolerant mendoj disa pjesë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Dhe po ta shikosh atë në emër të popullit të Kosovës është shpall Pavarësia e Kosovës dhe për e ka shpallur Hashim Thaçi, por në emër të popullit të Kosovës nuk mund të jo Hashim Thaçi, Veseli, Krasniqi apo Rexhep Selimi, por nuk mund të dënohet as njeri, i cili ka marrë pjesë në luftën çlirimtare dhe i cili nuk ka kryer krime. Por, asnjëri prej tyre nuk u akuzuar për krime individuale. Vetëm në një rast Thaçi dhe Veseli për rastin e një shokut tonë të organizatës për të cilin gruaja e tij ka bërë deklaratë me shkrim që është rrëmbyer nga forcat serbe dhe për fat të keq gjykatësi Smith tha mirëkuptimi i familjes. Familja, ai njeri është shpallur hero i Kosovës dhe familja ka qenë pikërisht te presidenti Thaçi për të marrë titullin hero i Kosovës për Behjadinin. Pra ka dhe shumë faqe sociale që unë i njoh prej kohës dhe që dolën në atë vendim. Mjerisht më bëri shumë përshtypje fakti që të katër gjykatësit janë serbishtfolës. Ndoshta është një rastësi e hidhur, por është një rastësi që zgjon vendime jo të mira.

Duke u ndalur pak tashmë çfarë duhet të bëjë tashmë Kosova është sepse i doli më saktë jo i doli fjala, por jemi në pikën që Albin Kurti tha dhe Vetëvendosje që e kundërshtuan që kur u ngrit kjo gjykatë. Çfarë dua…
Bedri Islami: Shikoni mos të hyjmë te çështja e Kurti sepse që përmendët zotin Kurti do përmendi një thënie të tij në Parlament. Në parlament zoti Kurti tha që krimet më të mëdha i ka bërë ushtria serbe, po krimet më makabre i ka bërë Ushtria Çlirimtare e Kosovës me organet me bazën e akuzës serbe ashtu. Pra, zoti Kurti ka edhe ai përgjegjësitë e tij në akuzat që ka ngritur kundër tyre se është politikani i parë i shkallës së lartë që në Parlamentin e Kosovës e ka a akuzuar haptas Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës për trafik organesh dhe një numër shumë i madh i bashkëpunëtorëve të tij të afërt, disa nga të cilët për fat të keq rrjedhim nga familjet e luftës, e kanë akuzuar UÇK-në për krime më shumë se sa e ka akuzuar Serbia.

E ke fjalën për Donika Gërvallën apo jo?
Bedri Islami: Jo, Donika Gërvalla, ka edhe të tjerë. Dimal Basha ka mbrojtur temë shkencore kundër UÇK-së që e bëri kryetar të Parlamentit. Kjo është një temë tjetër. Edhe Kurti e di shumë më mirë sesa gjithë ne të tjerët që në qoftë se nuk do miratonte Thaçi dhe ai Parlament në atë kohë do miratojë në Këshillin Sigurimit sepse Këshilli i Sigurimit, ShBA-ja dolën haptas se ne do e bëjmë. Kurti e ka paralajmëruar disa herë Thaçin duke i thënë që shokët tuaj do i shesh ti vetë do rrish rehat, ke bërë marrëveshje dhe tani Thaçi u dënua më shumë se të tjerët.  Kjo nuk e di është i gëzuar Kurti që i tha që Thaçi ngeli në burg apo është i dëshpëruar. Mendoj se nuk ja do të keqen me jetë, por do të keqen që e do që të mos jetë në Kosovë. Kjo është një temë krejt tjetër. Kjo është një temë qëndrojmë…

Qëndrojmë pak se a mund të zhbëhet gjykata tani? Ka më vlerë të zhbëhet tani gjykata?
Bedri Islami: Gjykata nuk zhbëhet. Teorikisht mund të zhbëhet, por nuk zhbëhet. Nuk zhbëhet sepse ka shumë deputetë atje që nuk duan të zhbëhet sepse janë të kënaqur me pushtetin. Thaçi provoi sepse i mbaroi mandati,  provoi ta zhbëj edhe menjëherë këta që sot e akuzojnë Thaçin se pse e bëre nuk deshën ta zhbënin. Pra këtu ka vetëm një rrugë. Tani ka një rrugë dhe ka dy shembuj ka që mund të ketë frymëzim për të vazhduar betejën edhe beteja natyrisht do vazhdojë. Rasti i gjeneralit Gotovina, i cili u dënua 24 vjet nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagës me Kala Del Pontën dhe pastaj në Gjykatën e Apelit proces që u zgjodh pas 17 muajve ai mori pafajësinë ose rasti i gjeneralit të Rahman Ademi i cili ishte shqiptar luftoi në Kroaci u dënua në shkallën e parë pastaj doli i pafajshëm, pra ka shumë raste të tilla. Shikoni desha të theksoj diçka që mund të jetë interesante për njerëzit që ta dinë. Aty fol shumë që këto ky grup synoi pushtetin përmes luftës. Është ndër absolutitetet më të mëdha që mund të ndodhet. Askush nuk del të luftojë se do bëhem ministër apo do bëhen zëvendësministër apo kryeministër. Në luftë, lufta është një diçka shumë serioz dhe mund të vritesh edhe trupin mund ta gjejnë pas disa ditësh sepse ofensivat serbe kanë qenë të jashtëzakonshme nga zona e Drenicës për shembull ne kemi pesë komandantë brigade të vrarë, ku katër prej të cilëve të kanë ardhur nga perëndimi. Kanë qenë të gjithë anëtarë të Lëvizjes Popullore të Kosovës. Ka qenë heroi i Kosovës dhe i Shqipërisë Fehmi Lladrovci, Xheva Lladrovci, Ilaz Kodra, Abedin Rexha. Pra kanë qenë figura të jashtëzakonshme. Pra nga pesë komandantët që janë varë katër kanë ardhur nga perëndimi. Pse shkuan për tu bërë kryetar komune, ministra. Fehmi Lladrovci kishte luftuar kundër pushtuesit serb dhe në Kroaci ishte heroi që kishte çliruar Gospiqin. Pra, shumë njerëz të tillë, pra nuk bëhet fjalë për këtë. Në atë kohë unë e di se Thaçç dhe Veseli disa herë kanë rënë prita. Mund të vriteshin në prita, mund të kishin sot bustet dhe përmendoret e tyre nëpër Kosovë e t’i çonim edhe lule siç ndodhi më shumë të tjerë siç u vrarë Arian Krasniqi, Zahir Pajaziti, shumë e shumë të tjerë që kaluan kufirin me armë. Tani ata akuzohen dhe pse keni futur armë në Kosovë. Me çfarë do luftoje, me hunj? Pra, tani është koha që qoftë shteti shqiptar përmes ndihmës së diplomatik më tepër për mësime ose në fushën jurisprudencës të shikoj me qetësi çfarë mund të bëjë të rrëzohet ai aktvendim jashtëzakonisht voluminoz. Vetë fakti që janë munduar përmes volumit të mbysin idenë tregon se aty fshihen mjaft gjëra për të cilët mund të kapen dhe të përgatitet një mbrojtje edhe më serioze. Shteti shqiptar unë e di që tani shteti i Kosovës do pakësojë ndihmën financiare që është vendimi i Parlamentit.

Kurti e tha do vijojmë mbështetjen. Tani gjithmonë u referohem fjalëve…
Bedri Islami: Ai nuk është i çmendur që të thotë nuk e vazhdoj mbështetjen, por varet se sa është sasia mbështetëse. E ka detyrë shteti shqiptar sepse dhe shteti shqiptar ka qenë dje në bankën e të akuzuarve pavarësisht se nuk e dënuar kurrkush, sepse në dy rreth të Shqipërisë së Veriut,  dy rrethe u përmendën kaq shumë herë në atë të aktleximit të një pjese të vendimit të zotit Smith sa që Shqipëria tani ka përgjegjësinë e saj për të sqaruar ç’kanë qenë ato. Kanë qenë kampe dënimesh apo kanë qenë kampe stërvitje. Janë vrarë njerëz aty apo nuk janë vrarë njerëzit aty. Si është mundur që në territorin e shtetit shqiptar…. Unë e di ç’kanë qenë ato. Kanë qenë kampe për stërvitje të njerëzve. Gjithmonë futëshin njerëzit…

Thuheshin se në veri edhe në aktgjykim  thuhej në veri të Shqipërisë, pra në disa zona në veri të Shqipërisë…
Bedri Islami: Është detyrë e Shqipërisë tani të futet në këtë lojë më fuqishëm, jo vetëm me deklarata politike sepse ato deklaratat politike harrohen shpejt. …apo në mënyrë konkrete të bëhet diçka, e cila do ndihmojë në çështjen kombëtare shqiptare.

 Zoti Islami faleminderit! Shumë kënaqësi që kisha në këtë bisedë. Shpresoj  t’ju kam sërish për të folur sërish për këto zhvillime pozitive jo për dënime, por për pafajësi në apel.
Bedri Islami: Faleminderit shumë. Jam plotësisht i bindur se do të ndodh kjo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës, ashtu siç e ka bërë të ditur…