Çitaku: Nëse LVV zotohet se e voton Projektligjin për Specialen, PDK i tërheq lëndët nga Kushtetuesja
Sekretarja e PDK-së dhe deputetja Vlora Çitaku ka deklaruar se kjo parti është e gatshme t’i tërheqë lëndët e saj nga Gjykata Kushtetuese, nëse Lëvizja Vetëvendosje zotohet publikisht se do ta votojë Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.
Në një postim në Facebook , Çitaku ka thënë se PDK është e gatshme ta ndërmarrë këtë hap nëse LVV jep zotim të qartë publik për mbështetjen e projektligjit të dorëzuar sot.
“Nëse LVV zotohet publikisht se do ta votojë Projektligjin e dorëzuar sot për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, ne jemi të gatshëm t’i tërheqim lëndët nga Gjykata Kushtetuese qysh nesër” ka deklaruar Çitaku.
Deklarata e saj vjen pas përgjigjes së LVV-së lidhur me nismën ligjore të PDK-së për Dhomat e Specializuara, duke e lidhur tash drejtpërdrejt çështjen e lëndëve në Kushtetuese me gatishmërinë e LVV-së për ta mbështetur projektligjin në Kuvend.
Postimi i plotë:
Nëse LVV zotohet publikisht se do ta votojë Projektligjin e dorëzuar sot për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, do të marrë përsipër mbulimin e plotë të shpenzimeve të mbrojtjes dhe do ta trajtojë këtë proces me përgjegjësinë e duhur shtetërore, ne jemi të gatshëm t’i tërheqim lëndët nga Gjykata Kushtetuese qysh nesër.



