Foda para sfidës me Irlandën: Kemi mungesa, por duam të fitojmë secilën ndeshje

21 shtator 2026 | 12:45

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda, ka deklaruar se “Dardanët” synojnë t’i fitojnë të gjitha ndeshjet e radhës, pavarësisht mungesave në skuadër.

Në konferencën për medie, tekniku gjerman ka bërë të ditur se Kosova ka disa mungesa për shkak të lëndimeve dhe pensionimeve, por ka vlerësuar prurjet e reja në përfaqësuese.

“Mezi presim t’i luajmë këto katër ndeshjet e radhës. Do të përgatitemi këto ditë sidomos ndaj Irlandës. Duam ta fitojmë secilën ndeshje, por, siç tha Bajrami, na mungojnë disa lojtarë shkaku i lëndimeve, disa janë tërhequr”, ka thënë Foda.

Ai është shprehur optimist për sfidën ndaj Irlandës, duke theksuar se Kosova do të ketë përparësinë e të luajturit në shtëpi.

“Por kemi ftuar edhe lojtarë të rinj. Tani për ditët e ardhshme kemi me luajtur me një ekip të mirë, të uritur për fitore. Është me rëndësi të luajmë me intensitet të fortë dhe kemi përparësi sepse luajmë në shtëpi. Shpresoj të fitojmë”, ka deklaruar përzgjedhësi i Kosovës.

Foda ka theksuar se mungojnë disa lojtarë me përvojë, por ka besim të plotë te futbollistët e tjerë të grumbulluar.

“Na mungojnë disa lojtarë me përvojë dhe të rëndësishëm. Rexhbeçaj dhe Muslija mungojnë shkaku i lëndimeve, por kemi 27 lojtarë të tjerë që i kemi nominuar dhe kam 100 për qind besim. Do të shohim në ditët e ardhshme për të gjetur një formacion ideal”, ka theksuar Foda.

Kosova do të përballet me Irlandën të enjten.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Wolfgang Petritsch, ish-i dërguari i posaçëm i BE-së për Kosovën…