Heidi Klum shfaqet me veshje tradicionale në festimet e Oktoberfestit

21 shtator 2026 | 12:36

Heidi Klum, 53 vjeçe, tërhoqi vëmendjen gjatë festimeve të Oktoberfestit në Mynih, ku u shfaq me një dirndl rozë me motive lulesh.

Para se të nisej për event, modelja publikoi një video ku shihej duke u përpjekur ta rregullonte dhe fiksonte veshjen tradicionale.

Më vonë, Klum u fotografua në tendën e birrës Braeurosl, duke shijuar një gotë birrë dhe duke përshëndetur fansat, shkruan DailyMail.

Ajo e kompletoi veshjen me një shirit koke me lule dhe një çantë të bardhë në formë zemre.

Festimet në Mynih erdhën vetëm disa ditë pasi Klum organizoi HeidiFest në Gjermani, ku u shfaq me bashkëshortin e saj, Tom Kaulitz, 37 vjeç, vajzën Leni, 22 vjeç, djalin Henry, 21 vjeç, dhe nënën e saj, Erna Klum.

Edhe në atë event, modelja zgjodhi një dirndl tradicional bavarez me motive lulesh, të cilin e kombinoi me një kurorë me lule dhe taka të verdha. Tom Kaulitz u shfaq me lederhosen dhe veshje tradicionale bavareze.

Klum dhe Kaulitz, të martuar që nga viti 2019, u panë duke shkëmbyer një përqafim gjatë festimeve, ndërsa Erna Klum zgjodhi një veshje të kuqe tradicionale.

Oktoberfesti është një nga festimet më të mëdha tradicionale të birrës dhe kulturës bavareze.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një numër studentësh kanë protestuar sot në sheshin e Prishtinës,…