Protesta kundër vendimit të Speciales, studentët lëshojnë pëllumbat e bardhë
21 shtator 2026
| 12:32
Një numër studentësh kanë protestuar sot në sheshin e Prishtinës, për të kundërshtuar vendimin e Hagës ndaj krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.
Me pankarta në duar, studentët kanë marshuar nga Qendra e Studentëve drejt sheshit të Prishtinës.
Gjatë protestës, ata kanë zhvilluar edhe një aktivitet simbolik, duke lëshuar pëllumba të bardhë, të cilët simbolizojnë paqen.



