Skenderaj me protestë kundërshton dënimin e liderëve të UÇK-së

21 shtator 2026 | 12:30

Një numër i madh i qytetarëve të Komunës së Skenderajt kanë protestuar sot kundër dënimit të ish-krerëve të UÇK-së nga Gjykata Speciale.

Nxënës, të rinj dhe të moshuar kanë shprehur kundërshtimin e tyre ndaj aktgjykimit të Speciales, duke brohoritur “jo” ndaj vendimit.

Para protestuesve ka folur kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku.

Ai ka theksuar se rinia shqiptare po tregon mbështetjen e saj për Kosovën dhe po respekton sakrificën e dëshmorëve.

“Rinia, jo vetëm e komunës sonë, por rinia anë e mbanë Kosovës edhe jashtë trojeve shqiptare tregon se e duan Kosovën, e respektojnë gjakun e dëshmorëve dhe sakrificën e vendit”, ka thënë Lushtaku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare…