Kur zemra e Amerikës flet shqip, Liliana Berishaj ia dorëzon kryeministrit Rama një dedikim të veçantë

21 shtator 2026 | 16:47

Një moment i veçantë është shënuar nga nxënësit e Shkollës Shqipe “Jehona e Malësisë” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilët i kanë përcjellë një dedikim dhe dhuratë Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.

Në emër të nxënësve, vogëlushja Liliana Berishaj ka pasur nderin t’ia dorëzojë Ramës një Abetare të gjuhës shqipe, si simbol i ruajtjes së gjuhës dhe identitetit kombëtar në diasporë.

E lindur dhe e rritur në Shtetet e Bashkuara, Liliana përmes këtij gjesti ka përcjellë mesazhin se lidhja me gjuhën dhe kulturën shqiptare mund të ruhet edhe larg vendlindjes.

Dedikimi i nxënësve përmbante mesazhin: “Me nderim, nga nxënësit e Shkollës Shqipe ‘Jehona e Malësisë’, në dëshmi të përkushtimit ndaj gjuhës shqipe dhe identitetit kombëtar”.

Ky gjest vjen si shprehje e përkushtimit të komunitetit shqiptar në diasporë për ruajtjen dhe përcjelljen e gjuhës shqipe te brezi i ri.

Përmes mësimit të shqipes dhe aktiviteteve kulturore, shkollat shqipe në diasporë luajnë një rol të rëndësishëm në ruajtjen e lidhjes së fëmijëve me gjuhën, kulturën dhe traditat shqiptare.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, po vazhdon aktivitetet e saj…