Bardhyl Mahmuti: Dënimi ndaj udhëheqësve të UÇK-së ishte politik, kërkohet mobilizimi i të gjitha partive

22 shtator 2026 | 15:31

Kryetari i Qendrës “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”, Bardhyl Mahmuti, ka kërkuar mobilizim të të gjitha partive politike dhe veprim institucional pas aktgjykimit të 16 shtatorit të Dhomave të Specializuara në Hagë.

Në një konferencë për media, Mahmuti e ka cilësuar dënimin ndaj udhëheqësve të UÇK-së si politik, duke kërkuar që institucionet dhe subjektet politike të reagojnë në mënyrë të koordinuar.

“Dënimi ndaj udhëheqësve të UÇK-së ishte politik. Kërkoj mobilizim nga të gjitha partitë politike dhe veprim institucional. Kjo gjykatë është politike për ta rrënuar shtetin tonë”, ka deklaruar Mahmuti.

Ai ka bërë thirrje që partitë politike t’i lënë anash përplasjet dhe, sipas tij, të fokusohen në veprime të përbashkëta institucionale.

“Është momenti që t’i ulim inatet”, ka theksuar Mahmuti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) ka mirëpritur tre futbollistët…