Behrami: Gjykata Speciale e ka zëvendësuar Prekazin me Bllacën

22 shtator 2026 | 08:41

Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, ka reaguar ndaj verdiktit të 16 shtatorit në Gjykatën Speciale, duke e cilësuar atë si një goditje ndaj mënyrës se si interpretohet historia e luftës së Kosovës.

“Me verdiktin e 16 shtatorit, Gjykata Speciale e ka zëvendësuar Prekazin me Bllacën”, ka deklaruar Behrami.

Sipas tij, vendimi krijon një narrativë në të cilën qëllimi i përbashkët i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për liri dhe pavarësi paraqitet në kontekst kriminal.

Ai ka ngritur gjithashtu pyetjen se pse, sipas tij, verdikti është pritur pozitivisht nga qarqe jugonostalgjike.

“A po e kuptoni pse jugonostalgjikëve po u pëlqen verdikti?”, ka shkruar Behrami.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasada e Kosovës në Maqedoninë e Veriut ka njoftuar se…