Mbyllet Konsullata e Përgjithshme e Kosovs në Strugë, shërbimet konsullore përqendrohen në Ambasadën në Shkup

22 shtator 2026 | 08:32

Ambasada e Kosovës në Maqedoninë e Veriut ka njoftuar se është mbyllur Konsullata e Përgjithshme në Strugë, duke bërë me dije se shërbimet konsullore përqendrohen në Ambasadën në Shkup.

“Në bazë të Dekretit Nr.150/2025 të Presidentes së Republikës së Kosovës dhe në zbatim të Vendimit përcjellës Nr.Ref 261/2026 të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, njoftojmë se është mbyllur Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Strugë, Republika e Maqedonisë së Veriut. Vendimi bazohet në vlerësimin e dinamikës së këtij misioni konsullor dhe është në funksion të optimizimit të resurseve, në përputhje me qëllimet dhe nevojat e gjithëmbarshme institucionale”, ka njoftuar Ambasada e Kosovës në Maqedoninë e Veriut, duke theksuar se në Strugë do të vijoj prezenca me zyre e Konsullit të Nderit të Republikës së Kosovës, i ngarkuar me rreth konsullor pikërisht në këtë qytet.

“Ambasada jonë në Shkup – krahas detyrave diplomatike – do të vijojë ofrimin e shërbimeve konsullore për shtetasit tanë për tërë territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, theksohet në njoftim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pierre Richard Prosper, avokat i ekipit mbrojtës të ish-presidentit të…