Donjeta Sadiku siguron medaljen evropiane, në gjysmëfinale përballet me serben që e mposhti në Lojërat Mesdhetare
23 shtator 2026
| 14:30
Boksierja e Kosovës, Donjeta Sadiku, ka siguruar medalje në Kampionatin Evropian të boksit, pasi ka kaluar në gjysmëfinale të kategorisë deri në 60 kilogramë.
Sadiku ka triumfuar bindshëm në çerekfinale ndaj holandezes Maud van der Toorn, me rezultat 5:0, duke siguruar kalimin në fazën e katër më të mirave.
Në gjysmëfinale, Sadiku do të përballet me boksieren nga Serbia, rusen Kristina Kuluhova.
Kjo nuk do të jetë përballja e parë mes tyre. Sadiku e kishte mposhtur Kuluhovën edhe në finalen e Lojërave Mesdhetare “Taranto 2026”, ku kishte fituar medaljen e artë.
Tash, dy boksieret do të përballen sërish, kësaj here për një vend në finalen e Kampionatit Evropian.



