Gjykata Speciale u ndërtua mbi dy gënjeshtra
23 shtator 2026
| 08:31
Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, ka kritikuar mënyrën se si, sipas tij, është ndërtuar dhe arsyetuar themelimi i Gjykatës Speciale.
Behrami tha se Gjykata Speciale është ndërtuar mbi dy pretendime që ai i cilësoi si “gënjeshtra” – çështjen e trafikimit të organeve njerëzore dhe pretendimet për vrasje politike pas përfundimit të luftës.
“Gjykata Speciale është ndërtuar mbi dy gënjeshtra. E para për trafikimin e organeve njerëzore dhe e dyta për vrasjet politike të pasluftës”, tha Behrami.



