“Jepjani votën Ramushit për President”, Dervishaj: Me komandant të UÇK-së në krye të shtetit, ndryshe këndohet kënga
Aktivistja Alkena Dervishaj ka bërë thirrje që Ramush Haradinaj të votohet për President të Kosovës, duke e lidhur kandidaturën e tij me luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe proceset gjyqësore në Hagë.
“Jepjani votën Ramushit për President! Ku doni në zgjedhje? A po e dini që veç ai qaty e djeg narrativën e Serbisë për kriminalizim të shtetit të Kosovës?”, ka shkruar Dervishaj.
Ajo ka argumentuar se vendosja në krye të shtetit e një figure që, sipas saj, përfaqëson UÇK-në dhe që është përballur me procese në Hagë, do ta dobësonte atë që ajo e cilëson si përpjekje diplomatike të Serbisë për ta dëmtuar Kosovën.
“Kur e ki UÇK-në dhe dy herë i pastruar në Hagë, në krye të shtetit, çdo tentativë diplomatike armike për me cenu këtë vend bie”, ka shkruar ajo.
Në fund, Dervishaj ka bërë thirrje për reflektim, duke e mbyllur mesazhin me: “Kthjelluni. Ndryshe këndohet kënga me Ramushin President.”



