Sopi: “Dardanët” përkrahin protestat në Prishtinë, pritet të na bashkohen ditët në vijim
23 shtator 2026
| 21:10
Lojtarët e Kosovës kanë shprehur mbështetje të protestave të organizuara në Prishtinë ndaj aktgjykimit të Gjykatës Speciale.
Kështu së paku ka deklaruar Kreshnik Sopi nga “Liria Ka Emër”.
Për klankosova.tv, ai tha se lojtarët kishin gatishmëri që sot t’i bashkëngjiten protestës, por për shkak të ndeshjes së nesërme ndaj Irlandës, kjo nuk u lejua nga trajneri i Kombëtares së Kosovës.
Megjithatë, ai tha se lojtarët pritet t’i bashkohen protestave në ditët në vijim pas përfundimit të ndeshjes ndaj Irlandës.



