Kur institucionet heshtin, pakënaqësia grumbullohet
Ish-deputetja dhe profesoresha Besa Ismaili-Ahmeti ka reaguar përmes një postimi lidhur me mobilizimin qytetar dhe qasjen e institucioneve ndaj kërkesave të qytetarëve.
Ismaili-Ahmeti ka paralajmëruar se, sipas saj, qasja indiferente e pushtetit rrezikon që një mobilizim qytetar, deri tani korrekt dhe jopolarizues, të shndërrohet në revoltë politike kundër vetë Qeverisë.
“Nuk mund të trajtohet trauma më e madhe kolektive e viteve të fundit sikur të ishte një pakënaqësi e zakonshme administrative”, ka shkruar ajo në ‘Facebook’.
Ajo ka thënë se heshtja e institucioneve nuk e zhduk pakënaqësinë, por e grumbullon atë.
“Kur institucionet heshtin, pakënaqësia nuk zhduket; ajo grumbullohet”, ka deklaruar Ismaili-Ahmeti.
Duke iu referuar udhëtimit të kryeministrit në Nju Jork, ajo ka shkruar se kërkesat e qytetarëve nuk largohen bashkë me të.
“Kryeministri mund të ikë në Nju Jork apo edhe në skaj të botës, por kërkesat popullore nuk ikin me të. Këtu jemi. Dem baba dem”, ka përfunduar ajo.



