Ambasada Amerikane nderon policin Afrim Bunjaku: Autorët e sulmit në Banjskë duhet të japin llogari

24 shtator 2026 | 10:06

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë ka nderuar policin e Kosovës, Afrim Bunjaku, i cili u vra në krye të detyrës gjatë sulmit të 24 shtatorit 2023 në Banjskë.

Në një deklaratë të publikuar sot, Ambasada Amerikane tha se bashkohet me Kosovën në nderimin e Bunjakut dhe përsëriti thirrjen që autorët e sulmit të mbahen përgjegjës.

“Ne i bashkohemi Kosovës në nderimin e policit të Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, i cili u vra në krye të detyrës gjatë sulmit në Banjskë në shtator të vitit 2023. Ne përsërisim thirrjen tonë që autorët të mbahen përgjegjës”, thuhet në deklaratën e Ambasadës Amerikane.

Afrim Bunjaku u vra më 24 shtator 2023 gjatë sulmit të armatosur në fshatin Banjskë të Zveçanit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), z.…