Ramadani: Sulmin në Banjskë e organizoi Serbia, e paralajmëroi atë
24 shtator 2026
| 09:37
Sulmin në Banjskë e organizoi Serbia dhe e paralajmëroi atë’. Kështu thotë deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, në një status në facebook, duke kujtuar tre vjetorin e sulmit terrorist ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku.
Sipas tij, Serbia edhe e ka organizuar, financuar dhe trajnuar Grupin Paramilitar dy vjet më parë, edhe në forma të ndryshme e ka paralajmëruar aktin terrorist.
“Destabilizimi i Ballkanit në përgjithësi mbetet qëllim i tyre. Dy Aleksandart’ janë përgjegjësit: Aleksandar Vuçiq & Aleksandar Vulin!”, shkruan ai.



