Deklarata kundër vendimit të Speciales, Haxhiu: Do të kontribuojmë në draftimin e saj

25 shtator 2026 | 13:08

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka dhënë arsyetimin e saj lidhur me mosthirrjen e një seance të jashtëzakonshme pas vendimit të Hagës.

Sipas saj, nuk ka pasur asnjë kërkesë për mbajtjen e një seance të tillë.

Ndër të tjera, ajo ka thënë se do të draftohet deklarata e përbashkët kundër Gjykatës Speciale.

“Kryesia e Kuvendit vendosi që seanca e radhës të mbahet të hënën, në orën 11:00, me pika të rëndësishme të rendit të ditës. Së pari me betimin e deputetëve të rinj, pastaj me miratimin e një deklarate që lidhet me procesin në Hagë, përkatësisht me vendimin e padrejtë të Gjykatës Speciale. Jemi dakorduar që paraprakisht të mos vendosen deputetët para një akti të kryer, mirëpo që të kontribuojmë në draftimin e kësaj deklarate. Të jetë një qëndrim i Kuvendit. Deklaratat nuk kanë peshë juridike, por të jetë një qëndrim i Kuvendit”.

“Po ashtu, në raport me këtë, më lejoni që të sqaroj që janë bërë kritika pse nuk kam thirrur një seancë pas vendimit të Hagës. Nuk ka pasur asnjë kërkesë për një seancë të jashtëzakonshme. Sipas rregullores, kryetarja e Kuvendit nuk ka të drejtë të thërrasë seancë të jashtëzakonshme”, ka thënë Haxhiu.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Arian Tahiri, deputet i PDK-së, ka folur pas mbledhjes së…