Rama nga Nju-Jorku: Paqja nuk i paraprin zhvillimit ekonomik, është kusht për ta bërë atë të mundur
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka folur nga New Yorku për raportin mes paqes, zhvillimit ekonomik dhe mundësive për brezat e ardhshëm, gjatë edicionit të tetë të takimit të Këshillit Europian të Korporatave.
Në fjalën e tij, Rama theksoi se paqja nuk duhet parë thjesht si një rezultat diplomatik që i paraprin zhvillimit ekonomik, por si një kusht politik që e bën të mundur atë.
Ai nënvizoi gjithashtu se progresi duhet të matet përmes mundësive që shoqëria u lë brezave që vijnë, raporton Top Channel.
“Dua të them se është një nder dhe një privilegj që t’ju bashkohem. Kjo platformë e krijuar për të bashkuar dije që vjen nga burime të papritura, tregon gjithashtu diçka shumë të rëndësishme: kuptimin e paqes nuk është një arritje diplomatike që i paraprin zhvillimit ekonomik, por një kusht politik që zhvillimi ekonomik e bën të mundur. Nuk duhet të harrojmë se masa e vërtetë e progresit është horizonti i mundësive që u lë atyre që vijnë pas nesh dhe për këdo që vjen pas nesh. Ky horizont mundësish nuk është vetëm vendi ynë, por bota jonë e përbashkët. Ka kaq shumë gjëra që duhet t’i kuptojmë dhe t’i diskutojmë me njëri-tjetrin dhe ka kaq shumë mençuri atje jashtë, të cilën Europa nuk ka arritur ta përvetësojë dhe zbatojë”, ka thënë Rama.



