Rama: Nuk ka bir nëne të ketë një provë që ju kam marrë një qindarkë
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka mohuar akuzat ndaj tij për fuqizimin e korrupsionit në institucionet shtetërore me “bekimin” dhe pjesëmarrjen e tij.
Rama ka thënë se nuk ka kryer kurrë veprën penale të korrupsionit gjatë mandateve në krye të Bashkisë së Tiranës apo gjatë më shumë se 13 viteve si kryeministër i vendit.
Shefi i ekzekutivit ka thënë se çdo investitor që ka përfituar mundësi investimi apo zhvillimi të pronës nga firma e tij, e ka përfituar atë plotësisht në përputhje me ligjin.
“Nuk ka një provë të vetme që një bir nëne ta ketë një qindarkë të tijën në xhepin tim apo në të ardhurat e familjes tonë apo në këmbim të një firme të vetme të hedhur nga unë si kryebashkiak apo si kryeministër, nuk ka ndodhur kurrë, sepse nuk ka lindur ende ai lloj fenomeni. Nuk jam engjëll apo i pagabueshëm, po fajin që në mënyrë bastardë nuk kam bërë kurrë, të trajtoj për para apo për prona pushtetin që shqiptarëve u kam kërkuar për të ndryshuar Tiranën apo Shqipërinë. Kush ka përfituar të drejta kushtetuese të zhvillimit të pronës apo investime dhe falë firmës time, e di shumë mirë se çfarë flas, e di shumë që pushteti im nuk është përdorur kurrë për favore të errëta apo dhurata të paligjshme. Jam për të lënë emrin, jo për të mbushur xhepin, jam për të bërë histori, jo për të bërë pasuri, jam për të transformuar Shqipërinë dhe jo për të deformuar vetveten”, ka thënë Rama.



