Deputetja Albana Bytyqi caktohet në tri komisione parlamentare

28 shtator 2026 | 19:13

Deputetja e Aleancës, Albana Bytyqi, ka bërë të ditur se në këtë mandat do të ushtrojë përgjegjësi në tri komisione të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Me propozimin e Grupit Parlamentar të Aleancës, Bytyqi do të jetë nënkryetare e Komisionit për Administratë Publike, Digjitalizim, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal.

Ajo gjithashtu do të jetë anëtare e Komisionit për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Infrastrukturë dhe Transport, si dhe e Komisionit për Shëndetësi.

“Me përkushtim dhe përgjegjësi do të vazhdoj punën në shërbim të qytetarëve dhe Republikës së Kosovës”, ka shkruar Bytyqi në ‘Facebook’.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Partitë parlamentare ende nuk janë përcaktuar për një emër të…