Gruda: Siç duket qëllimi është të lejohet shpërndarja e Kuvendit pa ndryshimin e ligjit për Specialen, shpresojmë të mos jetë ashtu

29 shtator 2026 | 11:45

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Përparim Gruda, ka paralajmëruar se qëllimi i Lëvizjes Vetëvendosje mund të jetë shpërndarja e Kuvendit dhe mbajtja e zgjedhjeve të reja parlamentare.

Gruda ka thënë në një konferencë për medie se shpreson që Kuvendi të mos shpërndahet pa u miratuar projektligji i propozuar nga PDK-ja për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.

“Nuk mund të mos paralajmërojmë që është e papranueshme, është tërësisht e papranueshme që të lejojmë që ky Kuvend të shpërndahet, se siç duket ky është qëllimi. Shpresojmë të mos jetë ashtu, të shpërndahet më 6 tetor pa e trajtuar këtë ligj”, ka thënë ai.

Gjykata Kushtetuese ka përcaktuar në një aktgjykim të fundit se afati për zgjedhjen e presidentit “përfundon më 6 tetor 2026”. Presidenti duhet të zgjidhet deri në atë datë, në të kundërtën, Kuvendi shpërndahet automatikisht dhe vendi shkon në zgjedhje të reja, të cilat do të duhej të mbaheshin brenda 45 ditësh nga ajo datë.

Gruda ka thënë se, nëse nuk miratohet propozimi i tyre për ndryshimin e ligjit për Dhomat e Specializuara, “është një gjë që nuk do t’i falet kësaj gjenerate politike”.

Nëse nuk miratohet ky propozim, Gruda ka thënë se në fund “do ta dimë kush po e pengon dhe kush po e shtyn tutje këtë çështje”.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Dymbëdhjetë vjet pas mësimit të saj të parë të drejtimit…