Latifi mbajti takimin e tretë periodik me punonjësit e administratës komunale
29 shtator 2026
| 13:23
Sot, në sallën e Kuvendit Komunal, kryetari i Komunës së Rahovecit, në prani të drejtorit për Administratë, Afrim Dina, mbajti takimin e tretë periodik për vitin 2026 me punonjësit e administratës komunale.
Gjatë takimit, kryetari Latifi falënderoi punonjësit për angazhimin dhe përkushtimin e tyre të përditshëm në përmbushjen e detyrave dhe përgjegjësive zyrtare.
Ai theksoi rëndësinë e respektimit të orarit të punës, disiplinës dhe përgjegjësisë në ushtrimin e detyrave, duke kërkuar angazhim të vazhdueshëm dhe përkushtim në ofrimin e shërbimeve sa më cilësore për qytetarët e Komunës së Rahovecit.



