Haradinaj fton qytetarët në marshin e 1 tetorit: Duke e mbrojtur luftën e drejtë çlirimtare, mbrojmë atdheun (video)

30 shtator 2026 | 13:10

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka ftuar qytetarët që të marrin pjesë nesër në marshin protestues në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Haradinaj ka thënë se aktgjykimi dënues ndaj ish-krerëve të UÇK-së është i papranueshëm dhe i padrejtë.

Përmes një videoje të publikuar në “Facebook”, ai ka bërë thirrje për pjesëmarrje në marshin që do të mbahet më 1 tetor në Prishtinë.

“Ju ftoj që të bashkoheni nesër në orën 16:00 në sheshin e kryeqytetit, Prishtinë, në mbrojtje të luftës së drejtë të UÇK-së. Vendimi dënues për udhëheqësit e UÇK-së është i papranueshëm, është i padrejtë. Jo në emrin tim, jo në emër të popullit të Kosovës. Duke e mbrojtur luftën e drejtë çlirimtare, mbrojmë atdheun”, ka thënë Haradinaj.

 

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Biznesmeni i njohur bullgar dhe presidenti i klubit të futbollit…