Hidrodrini rehabiliton rrjetin e ujësjellësit në dy lagje të Junikut
30 shtator 2026
| 09:04
KRU “Hidrodrini” ka njoftuar se ka rehabilituar rrjetin e ujësjellësit në lagjet “Miroc” dhe “Rosujë” të Junikut.
Sipas njoftimit, ekipet e terrenit të Njësisë Operative në Junik kanë intervenuar në rrjetin furnizues të ujësjellësit në të dyja lagjet.
Në lagjen “Miroc” është zgjeruar rrjeti me gypa të diametrit 50 dhe 63 milimetra, në gjatësi prej 270 metrash, ndërsa në lagjen “Rosujë” është rehabilituar rrjeti furnizues me gyp 63 milimetra.
Nga KRU “Hidrodrini” bëhet e ditur se ndërhyrjet janë realizuar nga ekipet e terrenit të Njësisë Operative–Junik.



