Latifi: Askush s’i beson askujt për presidentin
30 shtator 2026
| 21:55
Analisti Blerim Latifi, ka folur në “Pressing” të T7, për zhvillimet politike.
Ai tha se kanë mbetur vetëm edhe gjashtë ditë për Presidentin dhe askush nuk beson askujt.
Ai tha se gjendja është alarmante dhe partitë politike as nuk po shqetësohen për këtë.
“Ne do të zvarritemi edhe këto 6 ditë sa na kanë mbetur, ne nuk jemi në gjendje të zgjedhim një president, sepse askush nuk i beson askujt. Kjo është gjendja alarmante për fatin e keq nuk po e shqetëson asnjë parti”, ka thënë ai. /Gazeta Express



